FFK merr pjesë në Kongresin e 76-të të FIFA-s

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Markus Weidner, po marrin pjesë në Kongresin e 76-të të FIFA-s që po mbahet në Vancouver të Kanadasë.

Gjatë këtij eventi, presidenti Ademi zhvilloi një bashkëbisedim me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, ku u diskutuam çështje që lidhen me zhvillimin e futbollit dhe forcimin e bashkëpunimit për avancimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë. Ky takim rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve ndërkombëtare për rritjen e cilësisë së sportit në vendin tonë.

Në këtë kongres po trajtohen tema kyçe për të ardhmen e futbollit global, duke përfshirë organizimin dhe sfidat për ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026. Pjesë e diskutimeve janë edhe pasqyrat financiare të FIFA-s, vendimet për garat e ardhshme ndërkombëtare, si dhe çështje të rëndësishme që lidhen me qeverisjen dhe strategjitë e zhvillimit në nivel global.

Ky samit shërben si një platformë e rëndësishme për FFK-në që të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe të ndjekë trendet më të reja të administrimit të futbollit modern.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU