Federata e Futbollit e Kosovës për herë të parë do të organizojë kursin e Trajnerëve për Licencën e trajnerëve të portierëve, UEFA GK – B. Kursi do të fillojë me datën 8 shtator 2025 dhe do të përfshijë fazën e ligjëratave, punën praktike, monitorimet në klube dhe provimet.
Kriteret e pranimit në kurs janë:
• Dëshmi mbi shkollimin (min. diploma e shkollës mesme)
• Vërtetim nga Policia rreth dosjes penale
• Certifikatë Shëndetësore pranë QKMF-së
• Kopje e Licencës GK Nacional C dhe UEFA C Licence
• Formular Aplikimi (PDF)
• Dëshmi mbi përvojën
Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.
Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës e fundit në prill 2026.
Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin UEFA GK B- Licencë.
Licenca UEFA GK B është kriter për Licencat e ardhshme siç është UEFA GK A Licencë për trajnerë.
Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, ose të paraqesin dokumentet e nevojshme pranë zyrave të FFK-së deri më 29 gusht 2025. Të gjitha aplikimet online ose informatat shtesë rreth kursit mund t’i merrni përmes email-it:
Në total 16 do të jetë numri i të pranuarve në këtë kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren parasysh.
https://ffk-kosova.com/lajmet/FFK-organizon-kursin-e-par%C3%AB-p%C3%ABr-Licenc%C3%ABn-e-trajner%C3%ABve-t%C3%AB-portier%C3%ABve-UEFA-GK—B





