FFK organizon trajnim anti-doping për Kombëtaren e të Verbërve

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është mbajtur një trajnim anti-doping i dedikuar për Kombëtaren e të Verbërve. Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të FFK-së për të siguruar që të gjitha kategoritë e futbollit në vend të jenë të informuara dhe të përgatitura në përputhje me rregulloret ndërkombëtare mbi përdorimin e substancave të ndaluara.

Me këtë rast, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar futbollistët e Kombëtares, duke shprehur mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe vullnetin që ata tregojnë në përfaqësimin e Kosovës në garat evropiane.

“Gjithëpërfshirja është një nga qëllimet kryesore të FFK-së dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë gjithmonë pranë të gjitha kategorive, për t’ju mundësuar që të shijojnë magjinë e lojës së futbollit,” – është shprehur Ademi.

Ky trajnim dhe mbështetja e vazhdueshme e FFK-së dëshmojnë angazhimin e institucionit për të promovuar një futboll të pastër, të ndershëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë sportistët, pavarësisht sfidave me të cilat përballen./Raporto24/

#BashkëPërFutbollin

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU