No menu items!

FFK vjen me një postim për Zhegrovën, i cili ishte yll ndaj Realit

Edon Zhegrova ka qenë mbrëmë fantastik kundër Real Madridit, të cilin me shokët e tij të Lillet e mposhtën me rezultat 1:0, në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

E këtë paraqitje të shkëlqyeshme të yllit kosovar e ka përshëndetur tek sot Federata e Futbollit të Kosovës, më shumë se 12 orë pas përfundimit të ndeshjes.

Shtëpia e futbollit kosovar erdhi me një postim për 25 vjeçarin në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke i përmendur edhe statistikat e tij të detajuara, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, nuk kanë munguar komentet kritikuese nga tifozët ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës në postimin e saj për Zhegrovën.

Kujtojmë se “Messi i Kosovës” ishte përjashtuar nga Kombëtarja për ndeshjen me Qipron në muajin e kaluar me arsyetimin e FFK-së se lojtari i kishte thyer rregullat duke dalë nga kampi pa marrë leje.

Federata kishte thënë se vendimin e kishte marrë selektori Franco Foda, kurse vetë lojtari ditë më parë tha se më së shumti ndihet keq që vendimin e ka marrë FFK-ja e jo trajneri.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse ish-futbollisti i Baselit do të jetë pjesë e Dardanëve për dy sfidat e tetorit, ndaj Lituanisë dhe kundër Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.