Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, ka zbuluar se jo të gjitha clubet e natës në Kosovë dhe në Shqipëri janë treguar dashamirës me të.
Përmes një postimi të bërë ditën e sotme në Instagram, ajo ka treguar se clubet nuk e kanë ftuar pasi çmimi që ajo kërkonte ishte i lartë, ndërkohë që ftojnë artistë të huaj.
Ja reagimi i plotë i Fifit:
“I falenderoje dhe i pershendes te githe clubet kosove dhe Shqipëri per kete behar.. (veço Orange Club Sarande që s’ju duka shtrenite e me mori prap). Isha pregatit kete vere qe te kem shume pune po mesa duket s’jam aq In ne treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano e keto te huait jane me mire per tregun tone.