Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka vendosur të shijojë ditët e verës pranë detit, ndërsa nuk ka ngurruar t’i ndajë me ndjekësit edhe momentet më të bukura nga pushimet, shkruan Raporto24.
Në postimin e saj më të fundit në Instagram, artistja është shfaqur me bikini, duke vënë në pah linjat trupore dhe paraqitjen e saj elegante.
Fotografitë kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen e saj dhe format fizike. Si gjithmonë, Adelina ka dëshmuar se di të jetë në qendër të vëmendjes edhe gjatë pushimeve verore.


