Ajo di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen dhe këtë herë Oriola Marashi ka zgjedhur pamjet e pushimeve për të surprizuar ndjekësit e saj, shkruan Raporto24.
Modelja shqiptare ka publikuar një seri fotografish të reja në Instagram, ku shfaqet duke shijuar ditët e verës në një ambient luksoz bregdetar. E veshur me bikini të bardha dhe duke pozuar mbi një jaht, Oriola ka sjellë një atmosferë tipike vere, me detin dhe peizazhet mahnitëse në sfond.
Postimi i saj është komentuar menjëherë nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar pamjen, stilin dhe elegancën e modeles. Brenda pak kohësh, fotografitë kanë marrë një numër të madh pëlqimesh dhe reagimesh në rrjet.
Oriola, e cila prej vitesh është një nga emrat më të njohur të modës dhe showbizit shqiptar, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga udhëtimet, angazhimet profesionale dhe jeta e saj private.
Me çdo paraqitje të re, modelja arrin të mbajë vëmendjen e publikut, ndërsa edhe këtë herë fotot e saj verore u kthyen në një nga temat më të komentuara online.



