No menu items!

Flora Ahmeti jep detaje: Dy persona të maskuar grabisin “Capital Ria” në Prishtinë, kërcënohet punonjësja me armë

Dy persona të maskuar grabisin “Capital Ria” në Prishtinë, kërcënohet punonjësja me armëSot, rreth orës 13:20, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar, konkretisht në “Capital Ria”. Sipas deklaratës së dhënë për Raporto24 nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash.

Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore. Aktualisht, Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar./Rsporto24/

Dy persona të maskuar grabisin “Capital Ria” në Prishtinë, kërcënohet punonjësja me armë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU