No menu items!

“Foleja e dashurisë”, zbulohet vila luksoze ku Shakira dhe Lewis Hamilton u fshehën për takimet e tyre

Thashethemet për lidhjen Shakirës me shtatë herë kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton, vazhdojnë

Mes indikacioneve të mëparshme për një përçarje të mundshme mes tyre, tani është zbuluar se takime të reja u zhvilluan në një vend veçanërisht ekskluziv.

Këngëtarja dhe shoferi i Formula 1 janë takuar së fundmi në ishullin spanjoll, ku kolumbiani kishte marrë me qira një vilë luksoze, për të pushuar për disa ditë. Mirëpo, nga e enjtja ajo nuk ndodhet më në Spanjë, por është rikthyer në Kolumbi. Në programin “Y ahora sonsoles”, u konfirmua se Hamilton ka vizituar natën vilën e Shakirës.

“Mund të konfirmojmë se Hamilton ka hyrë gjatë natës, logjikisht për të takuar Shakirën, sepse nuk i ka munguar asgjë tjetër në këtë urbanizim”, tha Tamara Gorro në emision.

“E gjithë zona janë vila, Shakira ka shtatë ditë në këtë vilë Coco Loco, spektakolare, e madhe, me të gjitha shërbimet luksoze.”

Nga ana e tij, paparaci Sergio Garrido, mbështeti versionin e ngjarjeve dhe pohoi se të dy personazhet e famshëm janë takuar të paktën “tri herë në vilë”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.