Foli kundër pushtetit, policia serbe arreston me dhunë një person që po e çonte nënën te mjeku (VIDEO)

Faqja e njohur në Twitter për zhvillimet në Serbi, “SerbiaWatch” ka publikuar një video ku shihen disa policë të cilët arrestojnë me forcë një burrë, që duke dëgjohet duke bërtitur: “Ndihmë, ndihmë”.

Kjo faqe shkroi: “Policia autoritare serbe ndaloi një automjet të tipit Golf, burri ishte duke e dërguar nënën e tij të moshuar te mjeku… Pasi u dëgjua duke e mallkuar regjimin e Serbisë, ai u rrah para nënës së vet dhe u dërgua ilegalisht në ndalim gjoja se “ka folur kundër shtetit.”

Një grua që e incizonte rastin, del nga vetura dhe dëgjohet duke i kritikuar policët e duke e quajtur keqtrajtim arrestimin e atij personi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU