Formacionet zyrtare, Norvegji – Francë: Nordikët futen me ekipin B, ‘Gjelat’ me të gjitha forcat

Kombëtarja e Francës do të përballet me atë të Norvegjisë me fillim nga ora 21:00 në kuadër të raundit të tretë të Kampionatit Botëror 2026.

‘Gjelat’ pas dy ndeshjeve të para numërojnë dy fitore, pas triumfeve ndaj Senegalit dhe Irakut, teksa synojnë ta mbyllin kampanjën e grupeve duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Ndonëse të dy skuadrat si Franca dhe Norvegjia kanë nga gjashtë pikë, këta të fundit kanë zgjedhur që në ndeshjen e sotme të futen me formacion të dytë.

Kësisoj, emra si Erling Haaland dhe Martin Odegaard kanë mbetur në bankën rezervë.

Te Franca në anën tjetër nga minuta e parë starton Kylian Mbappe, teksa nuk mungojnë as emrat e përhershëm si Michael Olise dhe Ousmane Dembele.

Formacionet zyrtare:

Norvegji: Selvik; Aursnes, Falchener, Ostigard, Bjorkan;, Thorstvedt, Berg, Aasgaard; Bobb, Larsen, Schjelderup.

Francë: Maignan; Hernandez, Lacroix, Upamecano, Kounde; Kone, Tchouameni; Doue, Olise, Dembele; Mbappe.

https://x.com/TouchlineX/status/2070563737962938648?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2070563737962938648%7Ctwgr%5E246cc492542870bd2c4510106457336dca4412cf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fformacionet-zyrtare-norvegji-france-nordiket-futen-me-ekipin-b-gjelat-me-te-gjitha-forcat%2F

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU