National Geographic, media lidere botërore në gjeografi, hartografi dhe eksplorim. E njohur për foto-reportorin e madh, ajo është një nga revistat më të lexuara të të gjitha kohërave. National Geographic është revista e cila e ka çuar më tej kuptimin dhe ndërgjegjësimin tonë për botën për më shumë se 130 vjet.
Këtë herë edhe një foto nga Baza e Parë e UÇK-së, në Lladoc është në mesin e fotove më të vlerësuar. 2,238,899 foto ishin dërguar, e foto e veturës së heronjëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu është në mesin e 49 fotove më të veçanta.
Deputetja Floretë Zejnullahu e PDK-së, mbesa e heroit, ka postuar dhe falendëruar fotografen Justyna Mielnikiewicz dhe National Geographic për këtë përzgjedhje.
Përshkrimi i revistës për foton ikonike: