No menu items!

Frika te mostrat pas zjarrit në IML, flet babai i Astrit Deharit

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, ku sipas Policisë janë djegur dy zyre.
Ndërsa edhe sipas ekipit të zjarrfikësve që ishin në vendin e ngjarjes u tha se janë djegur dokumente

Deri më tani nuk dihet rëndësia e atyre dokumenteve të djegura, por që nga Partia Demokratike e Kosovës kanë hedhur dyshime se, ngjarja e sotme në IML mund të jetë e ndërlidhur me marrjen në pyetje të ministres, Albulena Haxhiu, nga Prokuroria Speciale.

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, në një postim në Facebook ka thënë se sa më shpejtë duhet të dalin informatat nëse nga zjarri janë djegur prova të rëndësishme.

Lajmi.net ka pyetur babin e Astrit Deharit, nëse janë të sigurta provat e rastit, pas djegies së Institutit.

Ndërsa ai është shprehur se nuk e din dhe vetëm ka parë në media atë që ka ndodhur.

“Nuk e di, nuk kam informata, kam parë vetëm atë që ka ndodhur në medie”, ka thënë ai për Lajmi.net.

I pyetur nëse ka biseduar me avokatin e familjes për tu interesuar lidhur me këtë çështje, Avni Dehari, babi i Astrit Deharit, tha se nuk ka kontaktuar me të deri më tash.

“Jo, s’kam kontaktu me avokatin, jam edhe duke udhëtu, jo s’kam bisedu me të”, u shpreh ai.

Lajmi.net kontaktoi edhe avokatin e familjes Dehari, Tomë Gashi por që ai nuk ishte i çashëm .

Kujtojmë se një vit më parë u zhdukën mostrat e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku po ruheshin tash e sa vjet. /Lajmi.net/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.