No menu items!

“Gafa e vitit”/ Gazetarja ngatërron Kryetarin e Komunës me Blendi Fevziun, videoja bëhet virale (VIDEO)

Gjatë një eventi në Kosovë, ku ishin të pranishëm shumë fytyra publike, mes tyre ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Por gjatë një transmetimi live, gazetarja e televizionit e prezantoi Gjinin si Blendi Fevziu.

Madje ajo e ftoi para kamerës “Blendi Fevziun” dhe të gjithë u habitën kur u shfaq Ardian Gjini.

Dy gazetarët nuk ia kishin idenë për ngatërresën, derisa ishte vet kryetari i Gjakovës që iu tha se ai në fakt ishte Ardian Gjini e jo Blendi Fevziu.

“Të ngjashëm jemi veç tek koka, sepse nuk kemi flokë”, ishte batuta e kryetarit.

Ka qenë vetë Blendi Fevziu që ka shpërndarë momentin epik në profilin e tij në rrjetet sociale duke e marrë me sportivitet:
“Meqenese po ma nisin shume kete video. Eshte fun po fare normale. E para me Ardian Gjinin edhe une e kisha ngaterru veten. E Ardiani me mua me siguri. E dyta kjo na ka ndodh sa here te gjitheve ne ttansmetim live. Po dy gazetaret u treguan shume fun. Bravo.”, shkruan Fevziu

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.