No menu items!

Gazetarja e Radio Kosovës e denoncon drejtorin Arsim Halili: Me urdhër të tij m’i morën sendet personale dhe profesionale

Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari, ka dalë me një njoftim publik duke thënë se pasi drejtori Arsim Halili ia ka ndërprerë emisionin shumëvjeçar, tani me urdhër të tij thotë se ia kanë marrë kompjuterin e punës dhe gjësendet e saj personale.

Ajo thotë se ka mbetur pa emision, pa zyrë e pa kompjuter, edhe pse thekson se ka kontratë të përhershme me RTK.

Këtë rast gazetarja Bajraktari tha se e ka denoncuar edhe në polici.

“Që prej se punoj në RTK ky është një prej terroreve më të mëdha ndaj meje si gazetare, duke më kërcënuar dhe shantazhuar në këtë formë dhe formave të tjera.Që prej pasluftës ku gazetarët ballafaqoheshin me masa të rënda, këto janë masat më të dhunshme ndaj gazetarëve dhe ndaj grave për t’ua mbyllur gojën. Rastin e kam denoncuar në polici tashmë”, ka deklaruar ajo.

https://www.facebook.com/100000385359215/posts/pfbid0oSiHh6nuxtWuLYsTtwbZ6vXeKs9QedGFPEFo4MqE23k9uWNoAuHX2yHYsCLLjhe9l/?app=fbl

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.