No menu items!

Gerti Beqiraj konfirmon ndarjen nga Xhuli Nura: Kam respekt akoma për të, por nuk funksionoi

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me djaloshin nga diaspora, Gerti Beqiraj.

Ky i fundit e ka konfirmuar lajmin për publikun në një intervistë dhënë për “Kosova Today”.

Ai tregon se si nisi e gjithë kjo marrëdhënie, sfidat me të cilat u përballën për biznes e deri te ndarja.
Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti thekson se ndarja u bë në mënyrë paqësore dhe se nuk kishte drama në këtë mes.

“Çdo lidhje nëse nuk përputhen dy partnerë dy njerëz e ka edhe ndarjen. Me shkrime me kontakte ia ka nisur në janar të vitit 2024. Në verë ia kemi nisur të dalim më shumë me u njoftu. Nga ana ime nuk ish bërë asnjëherë mediatike as lidhja as ndarja”, u shpreh ai.

Tutje theksoi se gëzon respekt të madh për ish-banoren e Big Brother VIP Kosova dhe se flasin akoma.

“Kam respekt për të, akoma kur shihemi flasim, rrimë, por për lidhje nuk ka funksionuar. Nuk kemi shkuar shumë thellë. Nuk bashkëpunoj më, ajo e ka rrugën e vet unë e kam timen”, tha ai mes të tjerash. /Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.