No menu items!

Gjendet e vdekur një 40-vjeçare në një objekt në ndërtim në QKUK, policia tregon dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është raportuar sonte rreth orës 20:00 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në një objekt që është ende në ndërtim e sipër.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë konstatuar se viktima, rreth 40 vjeç, është pa shenja jete.

“Sonte rreth orës 20:00, është pranuar informata për një trup të pajetë, në një objekt në ndërtim e sipër brenda oborrit të QKUK-së, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent, të cilët kanë konstatuar se trupi i viktimës, femër, rreth 40 vjeç, është pa shenja jete”, deklaroi Borovci.

Ai shtoi se, bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, ndonëse ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, autoritetet nuk po e përjashtojnë asnjë pistë.

“Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po analizon të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje”, tha zëdhënësi Borovci./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.