​Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në banesën e tij në Mitrovicë

Një 25-vjeç ar është gjetur pa shenje jete sot në banesën e tij në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 08:20 ku pas daljes në terren të njësive policore dhe ekipeve mjekësore është konstatuar edhe vdekja e viktimës.

“Sot, rreth orës 08:20 , Policia ka pranuar informatën se në një banesë në Mitrovicën e Jugut, është gjetur pa shenja jete një mashkull, 25-vjeçar. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Zahiti.

Me urdhër të Prokurorit, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU