Gjatë spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania, u transmetua një moment mjaft emocional nga “Linja e Jetës”, ku aktori Lerti rrëfeu një përvojë tepër të dhimbshme – ai tregoi se ishte abuzuar që në moshën 9-vjeçare, shkruan Raporto24.
Megjithatë, pas rrëfimit të tij, disa nga banorët – konkretisht Gjesti, Egli dhe Gerta – shprehën dyshime mbi vërtetësinë e historisë, duke aluduar se mund të ishte e pavërtetë.
Në spektakël, pasi u ballafaquan me emocionet dhe reagimet, Gjesti dhe Egli kërkuan ndjesë publike ndaj Lertit, madje e përqafuan atë në shenjë reflektimi dhe pendese.