​Gjini kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka hapur fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar Ardian Gjini si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër. Sipas tij, Gjini do ta përfaqësonte denjësisht vendin dhe do ta bënte krenare Kosovën dhe kombin shqiptar.

Haradinaj deklaroi se Kosova nuk është në gjendje të mirë dhe se secili qytetar duhet të angazhohet për ta përmirësuar situatën.

“I kam besuar njërit prej njerëzve më të zotë që njoh për kandidat për kryeministër, Ardian Gjinin”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se pas dekadash lirie, vendi nuk duhet të përballet me “metoda komuniste të mbijetesës”, duke kritikuar qeverisjen aktuale të Lëvizja Vetëvendosje.

“Sot nuk duhet të pranojmë metoda që e kthejnë vendin mbrapa. Qytetarëve u duhet mirëqenie, paga dinjitoze dhe mbështetje më e madhe sociale”, u shpreh Haradinaj.

Ndërkohë, kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, kritikoi raportin e kryeministrit Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ata që thonë se mund të bëhet pa Amerikën dhe pa NATO-n, nuk e duan Kosovën. Ne duhet t’i çmojmë partnerët që na kanë mbështetur në momentet më të vështira”, deklaroi Gjini.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU