Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Kryetarja e trupit gjykues, ka njoftuar se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 21 prill në orën 13:30.
Të tre të akuzuarit gjatë seancës janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale që u ngarkohen.





