Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

Coast”.

“Nisur nga fakti se personi nën hetim Luçiano Koçeku (alias Artur Koçeku) shprehet se “mund të na kërkojë 1 mil cash tjera shpia Zamiri”, dyshohet se tashmë këtij të fundit i është dhënë një shumë parash, që dyshohet se mund të jetë 1 milionë euro. Nga analiza e bisedës, arrihet në përfundim se marrëveshja me Samir Mane është që ky i fundit të marrë pagesën prej tre milionë euro dhe do kryejë ndërtimin e 40 vilave, nga të cilat 20% do t’i jepen personit nën hetim Alfredo Hamzai. Sa i përket hotelit, Luçiano Koçeku (alias Artur Koçeku) shprehet se e ka kërkuar hotelin me 120 dhoma dhe do të jetë i këtij të fundit dhe Hamzait”, thuhet në dosje.

Në një tjetër komunikim të administruar nga SPAK, Alfredo Hamzai bisedon me një person të identifikuar si Ardian Zykaj. Sipas përmbajtjes së kësaj bisede, Hamzai pretendon se marrëveshja me biznesmenin Samir Mane për projektin në Palasë ishte finalizuar.

Në një bisedë tjetër të Alfredo Hamzait me një person të quajtur Ardian Zykaj, Hamzai i shkruan se është mbyllur marrëveshja me biznesmenin Samir Mane për projektin në Palasë. Sipas komunikimit, Samir Mane do të merrte tre milionë euro për të ndërtuar kompleksin e vilave në pronën e Alfredo Hamzait. Kjo dyshohet se do të mundësohej duke bërë shtesë në projektin “Green Coast 1”.

Gjithashtu, SPAK ka evidentuar komunikime të Adrian Ramës me Luçiano Koçeku (alias Artur Koçeku), i cili përmendet në dosje si person nën hetim në lidhje me çështje të tjera, përfshirë dyshimet për tjetërsim pronash në Zvërnec, ku pritet të ndërtohet një resort turistik. Sipas dosjes, Artur Shehu dyshohet se ka ndihmuar Alfredo Hamzain për sigurimin e pronave në zonën e Palasës.

Në dosje përmendet edhe emri i biznesmenit Orest Sota. Sipas hetimeve të SPAK, ai ka komunikuar me Alfredo Hamzain lidhur me projektin në Palasë. Prokurorët evidentojnë se, në gusht të vitit 2020, Hamzai dhe Sota kanë zhvilluar biseda që dyshohet se lidhen me projektin e planifikuar për t’u ndërtuar mbi zonën e “Green Coast 1”.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa pretendimet e përfshira në dosjen hetimore përbëjnë dyshime të organit të akuzës dhe nuk përbëjnë provë të fajësisë së personave të përmendur, pa një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU