Një grabitje është raportuar në orët e para të së shtunës në Prishtinë, ku dy persona me shtetësi të huaj janë sulmuar dhe janë grabitur nga një grup të dyshuarish.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 00:20, në një parking. Viktimat, një mashkull dhe një femër, kanë deklaruar se janë përballur me 5 deri në 6 persona, ndërsa dy prej tyre, nën kërcënimin e armës dhe thikës, u kanë marrë një shumë parash dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë hetimore


