No menu items!

Granit Xhaka e mban premtimin prej babai, e feston golin e shënuar me një simbolikë dedikuar vajzës së tij

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka shënur një gol të bukur në ndeshjen e zhvilluar mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës.

Ishte minuta e 18-të e ndeshje, kur Xhaka doli në rast të mirë para porte dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 1-0.

E teksa e gjithë skuadra e tifozët u gëzuan, në sy ra edhe mënyra interesante se si shqiptari nga Kosova e festoi këtë gol të shënuar.

Ai u pa duke bërë një gjest me pesë gishta mbi hundën e tij – që mund të duket i çuditshëm në pamje të parë, por për futbollistin ka shumë kuptim.

Kjo pasi ai është një simbol që vajza e tij e vogël e bën me të atin dhe në shenjë dedikimi, Graniti vendosi që ta festojë golin e tij në këtë mënyrë.

Ka qenë bashkëshortja e futbollistit, Leonita Lekaj, ajo e cila në një video të publikuar në rrjetet sociale, ka shfaqur momentin kur vajza e tyre bën të njëjtin gjest si i ati i saj.

“Gol për Ayanan, ai e premtoi. Ne të duam ty babai më i mirë”, ka shkruar ajo në InstaStory. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.