No menu items!

Gratë ankohen më shpesh për sëmundjet, por burrat vdesin të parët! Çfarë tregon studimi

Në fakt, ka disa të vërteta në këtë paragjykim seksist, konstaton një studim shkencor. Gratë ankohen më shpesh për sëmundjet, burrat vdesin më heret.

“Gratë vazhdimisht ankojnë se janë të sëmura: ndonjëherë ‘më dhemb shpina’, pastaj ‘më dhemb koka’, e kur nuk ka këso ankesash, atëherë përdorin ate ‘më lër rehat, jam në depresion’. Ndërsa burrat heshtin – dhe vdesin të parët. Kjo ndodh pjesërisht për shkak se përplasen me një makinë, rrëzohen të vdekur nga sulmi kardiak, zemra u rreh më shpejt, apo dhe vdesin në qetësi të plotë, Ose së fundi vdiqën shumë edhe nga korona.

Këto pohime tingëllojnë si biseda për “burrat e vërtetë” pas birrës së katërt. Paragjykimet e tilla të këqija seksiste mund të dëgjohen në mbarë botën. Por ky është përafërsisht edhe konstatimi i një studimi të madh shkencor të botuar në revistën prestigjioze mjekësore Lancet Public Health, bazuar në 20 sëmundjet më të zakonshme dhe shkaqet e vdekjeve në të gjitha moshat dhe të gjitha rajonet e botës. Arsyet për këtë janë megjithatë shumë më komplekse nga sa imagjinohen.

Dallimi midis gjinive në shëndet bëhet i dukshëm që në adoleshencë. Është mosha jo vetëm kur dallimet biologjike mes gjinive bëhen të dukshme, por edhe kur ndjenja e përkatësisë gjinore – pavarësisht gjinisë biologjike – fillon të ndikojë në jetë. “Nuk është vetëm trupi biologjik me të cilin keni lindur. Është edhe ndjenja e gjinisë në mjedis që shkakton dallimet”, shpjegon profesoresha Sarah Hawkes nga University College London.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU