Guardiola: Klopp rivali më i madh në jetë, ai më çmendte kur e kisha rival

Pep Guardiola po shijon periudhën e tij të parë të vërtetë larg stolit pas dhjetë sezonesh në Manchester City .

Në një intervistë me platformën e kriptomonedhave OKX, trajneri katalanas shpjegoi arsyet e tij për të bërë një pushim, duke shpjeguar se nuk ka asnjë nxitim për t’u rikthyer në stol .

Ky mesazh gjithashtu hedh poshtë spekulimet që e lidhën atë me një të ardhme të mundshme si trajner i Italisë.
I pyetur për rivalin më të madh në karrierë, Guardiola s’ka asnjë dilemë.

“Jürgen Klopp ishte rivali më i madh i karrierës sime. Ai ishte i aftë të ndryshonte sistemin çdo njëzet minuta. Ai më çmendte” ka thënë Guardiola./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU