No menu items!

Guardiola zbulon prapaskenat si i iku Cole Palmer për te Chelsea: E luta të qëndronte

Cole Palmer u largua nga Manchester City në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për t’iu bashkuar Chelseat.

Sulmuesi i talentuar ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën e Chelseat, duke realizuar tre gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Shumë kritika ka pasur në drejtim të Cityt që kanë lejuar largimin e njërit nga talentëve më të mëdhenj në Angli.

Gjithsesi për këtë ka folur Pep Guardiola, duke thënë se ai e kishte lutur Palmerin të qëndronte në Etihad Stadium pas largimit të Riyad Mahrez

Cole mbërriti dhe kaloi disa procese dhe më pas pas një apo dy vitesh tha: “Jo, nuk dua të luaj këtu, nuk do të luaj”, shpjegoi Pep.

Por unë thashë: ‘Riyad [ Mahrez ] po largohet, ju do të keni një shans këtu, dhe ai tha: ‘Jo, nuk do të luaj këtu, dua të largohem’, kështu që thashë: ‘OK , largohu.’ Ai mori atë që donte. Është mirë për të”.
Ai është një lojtar i ri, një talent i madh përndryshe nuk do të kishte qenë këtu. Ai është një djalë i mirë dhe po bën shumë mirë”, u shpreh Pep Guardiola.

Chelsea dhe Manchester City përballen sot me fillim nga ora 17:30 në Stamford Bridges, derisa Palmer pritet të jetë titullar në këtë sfidë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.