Haradinaj uron kampionin e ri botëror në boks, Sami Ahmetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar boksierin e ri shqiptar, Sami Ahmeti, për sukseset e tij të deritanishme dhe për sfidat që e presin në ring.

Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se të rinjtë shqiptarë anekënd botës po e bëjnë krenar kombin me arritjet e tyre në sport dhe kulturë.

“Në mesin e tyre është edhe Sami Ahmeti. Edhe pse i ri në moshë, ai ka arritur të ngjitet në majat e boksit botëror, duke mbajtur titullin Kampion Botëror i WBC për të Rinjtë në kategorinë ‘Super Weight’. Samiu është i përgatitur për sfida të reja dhe suksese të mëdha, ndër të cilat edhe meçi i ardhshëm më 27 shtator. I urova shumë sukses dhe jam i bindur që do të vazhdojë të na bëjë krenar”, ka shkruar Haradinaj./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU