No menu items!

Heidi dhe Romeo sërish bashkë në një koncert

Pavarësisht se ka kaluar gati një vit që nga ndarja e tyre, duket se Heidi dhe Romeo nuk po i ndahen shpirtërisht njëri-tjetrit.

Edhe pse ka qenë vetëm Heidi që ka konfirmuar publikisht ndarjen, duke thënë në intervista se është mirë, ndarja e tyre ka lënë hapësirë për spekulime.

Në natën e djeshme, gjatë një koncerti, dyshja janë parë të jenë në të njëjtin ambient, një detaj që nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga fansat.

Ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet ka qenë komunikimi me sy që është parë mes tyre, duke ngritur pyetje mbi statusin e marrëdhënies së tyre.

Pavarësisht këtyre momenteve, vetëm Heidi ka deklaruar publikisht se nuk ka asgjë mes saj dhe Romeos, ndërsa Romeo ka zgjedhur të fokusohet vetëm tek vetja, pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, duke hequr dorë nga çdo intervistë mediatike. Çfarëdo që të ketë ndodhur mes tyre, mbetet ende mister.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.