Joselu, heroi i Real Madridit nga edicioni i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, mori një vendim të papritur dhe njoftoi drejtuesit e klubit se po largohej nga ekipi mbretëror.
Joselu ishte në Real Madrid sezonin e kaluar si huazim nga Espanyol, Mbretërit donin ta blinin për vetëm 1.5 milionë euro, por ai u tha atyre se nuk planifikon të qëndrojë në Santiago Bernabeu.
Sulmuesi është tashmë 34 vjeç dhe dalëngadalë po i afrohet fundit të karrierës dhe pikërisht në këtë fakt duhet kërkuar edhe përgjigja e pyetjes se pse vendosi të shkojë në Arabinë Saudite.
Plani është padyshim që të fitojë më shumë para përpara se të varë çizmet e tij në gozhdë.
Sezonin e kaluar, Joselu shënoi 10 gola për Real Madridin në La Liga dhe 5 në Ligën e Kampionëve, ku ai bëri përshtypje veçanërisht me lojën në gjysmëfinale kundër Bayernit, kur shënoi dy gola ndaj Bavarezëve në minutat 88 dhe 90 të ndeshjes së sezonit, duke udhëhequr Realin drejt finales, e më pas edhe titullin e kampionit të Evropës. /Telegrafi/