No menu items!

Hill: Aktualisht Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO’s se Kosova.

Hill kështu është përgjigjur kur është pyetur në mënyrë provokuese nga gazetari serb për qëndrimin e Uashingtonit ndaj UÇK’së gjatë kohës së luftës.

Pyetja e gazetarit të televizionit publik serb RTS që kontrollohet nga Vuçiq:

“Një pyetje na shqetëson që nga viti 1999, në këtë rast që nga viti 1998. Si ndryshoi statusi i UÇK-së nga një organizatë terroriste, siç i ka etiketuar fillimisht Departamenti i Shtetit, në një partner të pranueshëm?”

Përgjigja e Hill:

E dini, në fakt, nëse shikoni se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova. Kjo sepse…

Pyetja e gazetarit:

Po mendoni aktualisht?

Pergjigja e Hill:

– Për momentin po. Kjo tani është shumë e vërtetë. Pra, ju sigurisht e dini se ne punojmë çdo ditë me ushtrinë serbe. Ne kishim stërvitje, kishim një sërë gjërash me ushtrinë serbe.

Kështu që nuk jam i sigurt se mund ta pranoj premisën e pyetjes, sepse ne po bëjmë shumë më tepër së bashku tani sesa me UÇK-në apo çfarëdo që doli prej tyre.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.