Hovenier: Kosova rrezikon ta humbasë besimin e Uashingtonit nëse nuk vepron

Kosova nuk mund të ecë përpara me prioritetet e saj kryesore pa institucione të qëndrueshme, thotë ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai paralajmëron se ngërçi politik po e dëmton pozitën e Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë.

Hovenier thotë se pezullimi i Dialogut Strategjik me Uashingtonin është tashmë një pasojë konkrete për Kosovën.

Sipas tij, Prishtina duhet të veprojë më shpejt në çështjet e energjisë dhe të komunitetit serb, nëse synon ta rikthejë marrëdhënien me administratën e presidentit Donald Trump.

Ai thekson se vëmendja e Uashingtonit “nuk është e pafundme”.

“Prandaj, mendoj se është e rëndësishme të shfrytëzohen mundësitë që ofrohen dhe të mos shpenzohet shumë kohë duke u menduar apo reflektuar, por, përkundrazi, të përpiqesh të gjesh fusha të përbashkëta bashkëpunimi dhe përparimi”, thotë Hovenier.

Artikulli i plot👇

https://www.evropaelire.org/a/hovenier-kosova-shba-dialogu-strategjik-lng/33805730.html

https://www.evropaelire.org/a/hovenier-kosova-shba-dialogu-strategjik-lng/33805730.html

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU