Hyseni-Kryeziu i reagon Vjosa Osmanit: Nuk e more mbështetjen që pretendoje, s’të votoj nëse vjen emri yt në Kuvend

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe diskutimet për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Ajo ka vlerësuar se është “irracionale dhe e habitshme” që Vjosa Osmani, pas rezultateve zgjedhore, të vazhdojë të insistojë në rikandidimin për postin e Presidentes.

Sipas saj, pretendimet për mbështetje gjithëpopullore nuk janë reflektuar në rezultatet e zgjedhjeve, ku Osmani, siç thekson ajo, ka dalë e treta dhe nuk ka marrë mbështetjen e pretenduar.

“Kushtet aktuale kërkojnë reflektim dhe tërheqje, jo vazhdim të insistimit sikur gjithçka sillet rreth një personi,” ka shkruar Kryeziu Hyseni, duke shtuar se një qasje e tillë, sipas saj, ka ndikuar edhe në zhvillimet politike që çuan vendin në zgjedhje.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur qëndrimin e saj se, në rast se emri i Vjosa Osmanit do të vijë për votim në Kuvend, nuk do ta mbështesë rizgjedhjen e saj nëse do të jetë sërish deputete.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU