I arrestuari për paratë e falsifikuara është përjashtuar nga PDK-ja para katër muajsh

Por, i njëjti rezulton që është përjashtuar nga të gjitha funksionet e Partisë Demokratike të Kosovës në Degën e saj në Rahovec.

Sipas një komunikate zyrtare në faqen e Facebookut, PDK kishte njoftuar katër muaj më parë se pas konsultimeve në kryesi, kishin marrë vendim unanim që bartësi i listës Bejtullah Deliu nuk e përfaqëson PDK-në në Kuvendin Komunal dhe kishin kërkuar t’ia kthejë mandatin subjektit politik.

Arsyet për këtë vendim ishin sabotimi i thirrjeve nga niveli qendror dhe lokal të partisë si dhe refuzimi i pjesëmarrjes në takimet e nivelit qendror dhe lokal të PDK-së. /Paparaci.com/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU