I dëmtohen banerët, reagon ish-deputetja Drita Pajaziti: Kjo nuk është garë demokratike

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe kandidatja për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit nga Lëvizja Vetëvendosje, Drita Pajaziti, ka reaguar pasi baneri i saj elektoral është dëmtuar.

Përmes një postimi në Facebook, Pajaziti e ka dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si akt të ulët dhe të papranueshëm,shkruan Pajaziti ne facebook trasmeton Raporto24

“Këtë nuk ia kam pasur borxh askujt. Prishja dhe dëmtimi i banerit tim është një akt i ulët dhe i papranueshëm, që e dënoj ashpër. Kjo nuk është garë demokratike, por sjellje që dëmton frymën e respektit dhe të konkurrencës së ndershme”, ka shkruar ajo.

Pajaziti u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe sigurisë që ta hetojnë rastin me seriozitet dhe të zbulojnë autorët e dëmtimit.

“Ftoj organet e rendit dhe të sigurisë që ta hetojnë rastin me seriozitet dhe të zbulojnë autorët. Kushdo që qëndron prapa këtij veprimi duhet të përballet me përgjegjësinë ligjore. Askush nuk mund të frikësojë apo të ndalë vullnetin qytetar me akte vandalizmi”, thuhet në reagimin e saj./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU