I dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në Gjakovë ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në këtë qytet.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari Ilir Sofra është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka bërë të ditur se do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe mbledhjen e provave relevante për zbardhjen e plotë të rastit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU