I dyshuari për vrasjen në Gjakovë me plagë thike në trup dhe frakturë në këmbë – po ruhet nga Policia në spital

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi sonte në Gjakovë.

Sipas informacioneve të siguruara, i dyshuari për rastin është arrestuar, por për shkak të lëndimeve të marra gjatë konfliktit po trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës nën mbikëqyrje të vazhdueshme të Policisë së Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se ai ka pësuar disa plagë të shkaktuara me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe frakturë në këmbë.

Sipas deklarimeve të tij, ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një përleshjeje mes fëmijëve, e cila më pas është përshkallëzuar në konflikt mes prindërve. Gjatë përleshjes, sipas të njëjtave burime, janë përdorur thika dhe mjete të tjera të forta, duke përfunduar me pasoja fatale

Policia dhe Prokuroria janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e të përfshirëve.

Lajmi në përditësim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU