I kërkoi ta tërheqë deklaratën e bërë në Pressing, Hoxha i përgjigjet Dalipit: Nga reagimi po duket se paska më shumë të vërteta

Sot, Luan Dalipi, ish-shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i ka komentuar deklaratat e analistit Dibran Hoxha, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe shpifëse, pasi që analisti ka thënë se “me disa informacione të cilat duhet të verifikohen, thuhet që Albin Kurti ka qenë i informuar që disa prej njerëzve të tij të afërt janë të përfshirë në atë që ai kishte qejf t’i thoshte ‘mafi energjetike’: Besnik Bislimi dhe Luan Dalipi”.

Ndaj Dalipit, ka reaguar vetë Hoxha përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ai ka folur për një ‘’pretendim që pritet të verifikohet’’.

Hoxha, në postimin e tij ka shtuar edhe se, s’ka asgjë të keqe që vëllai i Dalipit merret me tregtim të rrymës, por, ka pyetur Hoxha-Dalipin, ‘’ku qëlloj vash vëllai yt, në kohën kur tregtia e rrymës është shndërru në parajsë korruptive’’.

‘’ Luan, ti je vec ni oportunist i cili ke kcy ne anijen e Vetevendosjes vone shume, kur frutat kane nise me u pjeke, e ty e shume tjereve ju kane ra ka dora, te shijshem nektar me gjase. Po ti ske faj Luan, fajin e ka i pari i juj qe me vetedije e ka rrethu veten me sojin e juj’’, ka shkruar mes tjerash Hoxha në reagimin e tij ndaj Dalipit.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Luan dhe Dalip,

Tash e lexova postimin tend ne plotni dhe po t’i rendise disa çeshjte:

1.Lidhun me deklaraten time ne t7, siç e kam thene edhe aty, eshte ni pretendim qe pritet te verifikohet, po gjithsesi duke e pa reagimin tend duket se aty ka edhe ma shume te verteta sesa qe eshte mendu ne fillim.

Per me i dal ne skaj kesaj pune, mire eshte me u sqaru:

– Pse nuk u funksionalizu Komisioni per Ndihma Shteterore, i cili nder te tjera do menaxhonte rreth 80 milion euro te ndara nga fondi i BE per kete qellim?

-A keni pas pajtime apo mospajtime ti dhe Besnik Bislimi rreth perzgjedhjes se kryetarit te ketij komisioni?

2. Asgje te keqe s’ka qe vllau yt merret me tregtim te rrymes. Po, ku qelloj bash vllau yt, bash ne kohen kur tregtia e rrymes eshte shnderru ne parajse korruptive ne Kosove tash e 5 vite minimum? Rastesi me gjase.

Qe per shembull une e vllau jem (pak e ditun per publikun, shih foton ne koment) nder te tjera merremi edhe me bujqesi, çohemi ne ora 4, shkojme ne sere e vjelim kastraveca.

Se edhe une, edhe ai, kemi bo perpjekje e jemi angazhu, per aq sa kemi mujt, ne Levizjen Vetevendosje! Prej vitit 2013. As qe kemi lyp, as nuk lypim kurre favore prej pushtetit, e as qe kemi pendese per angazhimin tone.

Luan, ti je vec ni oportunist i cili ke kcy ne anijen e Vetevendosjes vone shume, kur frutat kane nise me u pjeke, e ty e shume tjereve ju kane ra ka dora, te shijshem nektar me gjase.

Po ti ske faj Luan, fajin e ka i pari i juj qe me vetedije e ka rrethu veten me sojin e juj.

Vend i vogel jem Luan, senet merren vesh lehte, njani-tjetrin e njohim lehte. Edhe kur kryeministri shetitet ne konferenca e ceremoni hapese me sugjerimin tend me e pa marreveshje, me e pa lag-fytje. Edhe kur vllaut i bjen shi ne kollomoq. Edhe kur kryetari i komisioneve ju pelqen e s’ju pelqen.

Grahni Luan, se ju ka ardhe dita!

Dalipi paralajmëron padi ndaj Dibran Hoxhës që tha në Pressing se është pjesë e “mafisë energjetike”, i kërkon T7-shit “korrigjimin e dëmit”

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU