Kandidati për deputet, Rrustem Mustafa – Remi, ka ndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku ka falënderuar bashkëluftëtarët e tij nga Gjilani për mbështetjen që po i japin në rrugëtimin politik.
“I rrethuar nga bashkëluftëtarët e mi nga Gjilani, marr mbështetjen dhe forcën për ta thyer krizën, ashtu siç kemi ditur t’i kapërcejmë të gjitha vështirësitë që na kanë dalë përpara”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka theksuar se, me unitet, besim dhe vendosmëri, do të vazhdojnë angazhimin për normalizimin e vendit, zhvillimin e tij dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.
Postimi i tij është shoqëruar me sloganet #PDK125 dhe #RrustemMustafa15./Raporto24/









