Interi fiton me vështirësi ndaj Kairat Almaty, siguron tre pikë të plota!

Me shumë mund, por në fund Interi arriti të marrë tre pikë të plota ndaj skuadrës nga Kazakistani, Kairat Almaty, duke fituar me rezultat 2-1.

⚽ Lautaro Martinez shënoi golin e epërsisë në minutën e 45-të, ndërsa kazakët barazuan në pjesën e dytë me golin e Ofri Arad.
Fitoren zikaltërve ua siguroi Carlos Augusto, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Kjo ishte fitorja e katërt për Interin, që tani ka 12 pikë dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Kairat Almaty mbetet me vetëm një pikë./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU