Islam Makhachev e ka mbrojtur me sukses rripin e peshave të lehta pasi e mposhti brazilianin Renato Moicanon që në raundin e parë.
Luftëtari rus i arteve marciale të përziera (MMA) pati nevojë për jo më shumë se katër minuta e pesë sekonda, për të marrë fitoren e 15-të radhazi në Kalifornia.
Ai ka fituar më së shumti tituj në këtë divizion me pesë të tillë dhe tashmë ka arritur atë që asnjë luftëtar se ka bërë më parë – e ka mbrojtur me sukes katër herë rripin e tij.
🚨 IT’S OVER IN ROUND ONE ! Islam Makhachev is still the king of the lightweight division ! He ate that first hit, locked in, and put Renato Moicano in a D’arce choke. 👑 #UFC311 pic.twitter.com/93pvZLtWvl
— seiya_updates (@AliN47ion) January 19, 2025
Më pëlqen ky rrip. Nëse dikush e do këtë rrip, ejani në kafaz”, tha Makhachev pas përfundimit të duelit.
Kujtojmë se Makhachev në fakt ka qenë e paraparë që të ndeshet me Arman Tsarukyan, por ky i fundit u detyrua të tërhiqej të premten për shkak të dhimbjes së madhe në shpinë.
Moicano i cili vjen nga Brazili, erdhi në këtë duel me nëntë fitore në 10 luftat e tij të fundit, por që në fund doli të mos ishte një kundërshtar i denjë për Makhachev./Telegrafi/
“If somebody wants this belt, come to the cage.”
Islam Makhachev after his 15th straight victory 😤 #UFC311 pic.twitter.com/9agJwMZt9d
— ESPN (@espn) January 19, 2025


