Kombëtarja franceze do të presë Izraelin në Paris, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Kombeve.
Ndeshje që do të ketë masa të rrepta sigurie, pasi që në Francë jeton një shumicë e madhe e popullsisë arabe.
Autoritetet izraelite, u ka kërkuar tifozëve që të shmangin ndeshjen e futbollit Francë-Izrael të së enjtes, për të cilën autoritetet kanë frikë se mund të shndërrohet në një pikë ndezjeje pas dhunës në Amsterdam
Franca, po ashtu ka ndaluar flamurët palestinezë për këtë ndeshje. Ndeshja e përfolur do të zhvillohet në “Stade de France”, në mbrëmjen e së enjtes në orën 20:45.