No menu items!

“Jam lakuriq, do thonë ke fjetur me të…”, çfarë i ndodhi papritur Luizit me fansen

Luiz Ejlli ishte banori më i dashur nga publiku gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, nga ku doli dhe si fitues.

Por duket se dahsuria e publikut për të nuk mbaroi me përfundimin e spektaklit, teksa shpesh në publik ai shihet i rrethuar nga fansa. Kështu ka ndodhur edhe teksa ai ishte në Velipojë duke pushuar teksa, një fanse i është afruar në dukje duke i këkruar foto.

Edhe pse në shumë raste të tjera ai nuk nguron dhe tregohet shumë i afërt me të gjithë, këtë herë ka refuzuar. Ai shihet teksa i shpjegon fanses se është lakuriq, vetëm me rroba banje dhe fotoja mund të keqkuptohet.

“Jam lakuriq moj zemër, jam lakuriq. Do thonë pastaj kam fjet me të a, po ta tregoj, do thonë ke fjet me të…”.

Vajza duket se nuk e ka pritur mirë këtë reagim, teksa i ka kthyer “Avash more…”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.