Kane refuzon ofertën e Barcelonës

Harry Kane është shumë pranë vazhdimit të qëndrimit te Bayern Munich, duke refuzuar interesimin e Barcelonës për një transferim të mundshëm.

Sipas raportimeve të David Ornstein dhe The Athletic, sulmuesi anglez pritet të nënshkruajë kontratë të re me kampionët e Gjermanisë, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Barcelona kishte kontaktuar kampin e kapitenit të Anglisë për të shqyrtuar mundësinë e një marrëveshjeje, por përgjigjja ishte e qartë. Kane dhe përfaqësuesit e tij i kanë bërë të ditur klubit katalanas se fokusi i tij është Botërori dhe vazhdimi i karrierës te Bayern Munich.

Edhe pse në kontratën e tij ekzistonte një klauzolë largimi për këtë verë, 32-vjeçari zgjodhi të mos e aktivizojë atë dhe mbetet i lumtur në “Allianz Arena”, ku pritet të vazhdojë të jetë lideri i sulmit bavarez.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU