Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka kanosur një qytetar tjetër pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:20. Gjatë ndërhyrjes policore, nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me leje dhe 45 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.





