Kearns për deklaratat e ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë: Turp, asgjë s’mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë

Deputetja britanike, Alicia Kearns i ka quajtur të turshme dhe “njollë mbi Qeverinë e Serbisë” deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq për spastrim etnik në Kosovë.

Mbështetja e turpshme e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë mbi Qeverinë e Serbisë”, shkroi ajo në një postim në X.

Kearns shkroi se “njerëzit që sot janë në të tridhjetat i kujtojnë mizoritë që forcat e Millosheviqit i kryen ndaj tyre dhe familjeve të tyre”.

Deputetja britanika thotë se asnjë përpjekje e tillë s’mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë.

Asnjë përpjekje për t’i arsyetuar – apo, edhe më keq, për t’i lavdëruar – këto krime nuk mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë. Mos harroni kurrë”.

https://x.com/aliciakearns/status/2077323102950740128?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2077323102950740128%7Ctwgr%5E01102f52e75a01e847eda29b60de7286ccfbe259%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkearns-per-deklaratat-e-ministres-serbe-per-spastrim-etnik-ne-kosove-turp-asgje-smund-ta-beje-boten-te-harroje-ate-qe-ndodhi-ne-kosove%2F

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU