No menu items!

Kërkohet ndihma e qytetarëve për ndalimin e një personi të dyshuar për vjedhje të veturës

Veturat vazhdojnë të jenë cak i vjedhësve, ndërsa qytetarët po përballen me pasiguri në ambientet publike. Automjete të ndryshme po vidhen në parkingje apo hapësira të tjera të hapura, duke rritur shqetësimin në opinion.

Policia e Kosovës ka lëshuar një thirrje urgjente për ndihmë publike, lidhur me një rast të dyshuar të vjedhjes së një veture. Autoritetet janë në kërkim të një personi të dyshuar, i cili aktualisht mund të paraqesë rrezik në qarkullim.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, rreth orës 13:37 është raportuar se personi i identifikuar si Shqiprim Llugagjiu është parë duke drejtuar një veturë të tipit Mercedes, ngjyrë hiri, me targa 05-345-HJ, në drejtim nga Shtimja për në Ferizaj.

I dyshuari, i cili më herët ka qenë i përfshirë në një tjetër rast të vjedhjes së veturës në Prizren – ku automjeti ishte dëmtuar rëndë – dyshohet se mund të ketë probleme të natyrës mendore. Ekziston dyshimi se edhe vetura që aktualisht e drejton mund të jetë e vjedhur.

Policia apelon qytetarët që, nëse shohin veturën ose kanë informacion për personin në fjalë, të lajmërojnë menjëherë Stacionin Policor në Shtime apo të kontaktojnë përmes numrave të emergjencës.

Ky rast konsiderohet me rrezik potencial dhe kërkon reagim të shpejtë për të parandaluar ndonjë incident serioz.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.