Rënia e flokëve është një proces normal dhe natyral. Ne humbasim nga 50 deri në 100 fije floku në një ditë. Por nëse vini re se po ju bien shumë flokë, ka mundësi që të ketë një problem tjetër.
Këtu janë shtatë arsyet kryesore pse ju bien flokët.
1. Nuk po hani mjaftueshëm proteina
Proteina ndihmon në ndërtimin e flokëve. Nëse ju mungojnë proteinat, flokët tuaj mund të ndalojnë së rrituri dhe mund të vëreni se po ju bien flokët më shumë se zakonisht. Gratë kanë nevojë për rreth 46 gramë proteina në ditë. Rekomandohet që të hani një shumëllojshmëri ushqimesh për të marrë mjaftueshëm proteina, jo vetëm mish.
2. Mungesa e hekurit
Vegjetarianët ose njerëzit që përpiqen të kufizojnë marrjen e mishit mund të luftojnë me mungesën e hekurit dhe mungesa e hekurit mund të shkaktojë rënie të flokëve. Prandaj, përfshini ushqime të pasura me hekur në dietën tuaj. Këto janë ushqime si patatet e ëmbla, soja, thjerrëzat, spinaqi etj.