KF Drenica rrezikon ta humbasë ndeshjen ndaj Prishtinës së Re me rezultat zyrtar 0:3

Skuadra e Drenicës pritet ta humbasë me rezultat zyrtar 0:3 ndeshjen ndaj Prishtinës së Re, për shkak të inkuadrimit të padrejtë të futbollistit Vojvoda në këtë takim.

Sipas protokollit zyrtar, të cilin e ka siguruar gazetari i sportit Lorik Gashi, futbollisti Vojvoda nuk figuron fare në listën e ekipit mysafir.
Për pasojë, aktivizimi i tij konsiderohet shkelje e rregullores, çka mund t’i kushtojë Drenicës me humbje zyrtare dhe humbjen e tre pikëve në tabelë.

Në bazë të rregullave të garave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), çdo skuadër që aktivizon futbollist jashtë listës zyrtare të ndeshjes, ndëshkohet me humbje zyrtare 0:3./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU