KFF Mitrovica ka debutuar në mënyrën më bindëse të mundshme në edicionin e ri të UEFA Women’s Champions League.
Kampionet e Kosovës shënuan fitore të thellë 10-0 ndaj skuadrës moldave FC Zimbru Chisinau në gjysmëfinalen e raundit të parë kualifikues.
Ndeshja e luajtur të mërkurën më 22 korrik në orën 16:30 në Kampin Nacional në Hajvali, u mbyll me rezultat final KFF Mitrovica 10-0 FC Zimbru Chisinau, me fitore të konfirmuar për Mitrovicën.
Mitrovicaset e dominuan lojën nga fillimi në fund, duke e mbyllur pjesën e parë 5-0 dhe të dytën po ashtu 5-0.
Një start perfekt që tregon punën dhe cilësinë e klubit, por mbi të gjitha i jep avantazh moral për ndeshjet e radhës në rrugëtimin evropian.


